Big Brother Vip 2

Armaldo flet me Deamishel: Do më pëlqente nëse do lidheshe me Shpatin

27 Shkurt 2023, 21:10| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 21:15

  • Share

Hyrja e Shpatit në shtëpi ka vënë në lëvizje të gjithë banorët, e kjo më së shumti për shkak se ai dhe Dea kanë patur disa “ngacmime” që prej së shtunës.

Armaldo i tha Shpatit që ai të krijoi një marrëdhënie me Dean dhe të kalojë kohë me të. Të njëjtën gjë tha dhe Tani, ndërsa shtoi se do e kujtoi gjithmonë si diçka të bukur, nëse arrin të krijoi një marrëdhënie.  Teksa djemtë po bisedonin, në dhomë erdhi edhe Dea. Armaldo, duke e ngacmuar atë, i tha se i shkëlqejnë sytë kur është pranë Shpatit. Madje i tha Deas se do i pëlqente nëse ajo do kishte një lidhje me Shpatin brenda në shtëpi.

Kujtojmë se, para "marrëdhënies" me Shpatin, Dea u komentua gjatë nga banorët dhe opinionistët për marrëdhënien e saj me Amosin. Ajo mori shumë kritika për flirtet e saj dhe për mënyrën se si ajo po "luante" me Amosin, të paktën kështu e kanë parë komentuesit dhe banorët brenda shtëpisë. Por, Dea e ka theksuar se ka shumë respekt dhe i pëlqen marrëdhënia me Amosin, por nuk dëshiroj të krijoj lidhje dashurie me të. Ndërsa, përsa i përket Shpatit, Dea thotë se është thjesht lojë.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?