Armand Duka, kreu i FSHF-së

Armand Duka: Europiani më i fortë se Botërori, Shqipëria ka në ekip një fenomen

16 Korrik, 15:58
  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e cilësoi Euro 2024 si më të mirin të realizuar ndonjëherë. Në intervistën e dhënë për “TRT”, Duka deklaroi se Europiani i këtij viti, ishte më i mirë edhe se Botërori.

Sipas tij, nuk kishte dallime mes ekipeve kombëtare dhe çdo kush kishte shpresën për të vazhduar më tej.

“Euro 2024 ishte i mrekullueshëm, në të gjitha aspektet, organizative, sportive, për tifozët etj. Për mendimin tim ishte Kampionati Europian më i miri i realizuar ndonjëherë, më i mirë edhe se Botërori. Kaq shumë tifozë, ka qenë një spektakël. Tashmë nuk ka më dallime të dukshme mes ekipeve kombëtare.

Çdo tifoz kishte shpresën për të parë ekipin e tij të vazhdonte më tej dhe të fitonte trofeun. Tifozët të cilët sigurisht kanë lënë gjurmë gjatë këtij turneu ishin turqit dhe shqiptarët tanë për koreografitë e krijuara dhe mbështetjen e madhe”, theksoi kreu i qeverisë së futbollit në Shqipëri.

Duka foli për Turqinë dhe talentet e këtij Europiani, ndërsa deklaroi se Shqipëria ka gjithashtu një fenomen, si Kristjan Asllani.

“Turqia ka bërë një Kampionat Europian shumë të bukur. Ka luajtur më mirë se Holanda, por pagoi mungesën e përvojës europiane. Keqardhje për autogolin ndaj Portugalisë. Tifozët mund të shpresojnë gjëra të mëdha për të ardhmen, si dhe për Arda Guler që është një talent i pastër dhe do të dëgjojmë të flitet shumë për të. Sa i përket Yamal, vlen i njëjti diskutim.

Ndryshe nga Guler, ai arriti në finale, por për mua nuk ka dallim në karakteristika. Talentet e reja  gjithmonë kanë bërë histori, shikoni Messin. Yamal pati fatin që shkoi deri në finale. Edhe ne kemi një fenomen që ka luajtur shumë mirë dhe do të dëgjojmë për të në të ardhmen e afërt, Kristjan Asllani”, deklaroi Duka.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mona: 17/07/2024 08:07

    Ky shef endrra me sy hapur

    Përgjigju
  • Zenun Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 16/07/2024 21:05

    O zoti duka siç duket nuk je mir nga llogjika. Megjithse un mendoi qē ti ske llogjik fate.

    Përgjigju
    • Beratasi: 17/07/2024 08:45

      O Zenuno Armand Duka është kreu i futbolli në shqipëri për vite me radhë zëvëndës president i UEFA kurse ti je çoban me dhi e kupton dot dallimin

  • Askushi: 16/07/2024 16:18

    Zoti Duka kam mendimin se nuk e dini kuptimin e fjales fenomen

    Përgjigju
    • Beratasi: 17/07/2024 08:46

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?