Protesta e Tifozave Kuq e Zi

Sport

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës, Tifozat Kuq e Zi: Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

29 Korrik, 11:18| Përditesimi: 29 Korrik, 11:21

  • Share

LUGINA E PRESHEVËS - Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq e Zi (TKZ) të kombëtares.

Së fundmi, Armand Duka, kreu i FSHF-së ishte në një vizitë në Luginën e Preshevës ku Federata organizoi një turne për fëmijët. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë lënë me kaq, teksa në këtë turne kanë protestuar në mënyrën e tyre.

Në një pankartë vendosur pranë fushës së lojës shkruhej: "Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë".

Përplasja e TKZ-së me FSHF-në erdhi fill pasi UEFA miratoi kërkesën e dy federatave që Euro 2027 të zhvillohej në Shqipëri dhe Serbi. Për këtë Tifozat Kuq e Zi kanë mbetur edhe jashtë stadiumeve për ndeshjet e Kombëtares, me FSHF që u 'hakmorr' për rebelimin e tyre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?