Armand Duka dhe Fidel Ylli

Sport

Armand Duka shpall 'non grata' Fidel Yllin! FSHF: Pezullim pa afat të të gjitha marrëdhënieve me KOKSH

25 Qershor, 12:47| Përditesimi: 25 Qershor, 15:59

  • Share

TIRANË - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar). FSHF ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të saj dhe të gjithë kanë miratuar këtë kërkesë në zhvillimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së që u zhvillua të mërkurën në Tiranë. FSHF kërkon që vendimi i CAS në Lozanë të zbatohet, vendim ky që shpallte të pavlefshme Asamblenë e KOKSH në 2021, nga ku u zgjodh si president Fidel Ylli.

PËRPLASJA FSHF - KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit dërgoi në gjyq çështjen e zgjedhjeve të 2021 në KOKSH, ku u zgjodh president Fidel Ylli. Gjithçka përfundoi në CAS e Lozanës dhe FSHF-së iu dha e drejtë, teksa CAS anulonte vendimarrjen e Asamblesë së KOKSH.

Envi Hicka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF ka sqaruar se një vendim i tillë nuk është zbatuar dhe kështu FSHF i ka kërkuar mbështetje anëtarëve në "luftën" juridike me KOKSH.

'1. Të japë pëlqim për pezullimin pa afat të të gjitha marrëdhënieve juridike me KOKSH, deri në momentin kur gjendja e ligjshmërisë të rikthehet, vendimi i CAS të Lozanës të zbatohet plotësisht dhe KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e saj dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes në sport.  

2. Të mbështesë Komitetin Ekzekutiv, Sekretariatin e FSHF-së në të gjitha përpjekjet juridike dhe publike për të vendosur gjendjen e ligjshmërisë brenda KOKSH dhe ndërprerjen e klimës arbitrare ku kjo organizatë zhvillon aktivitetin e saj'.

Të gjithë anëtarët e pranishëm të FSHF-së votuan dy pikat e kërkuara.  

"Federata Shqiptare e Futbollit është në një konflikt juridik me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar). Konflikt që rrjedh pasi FSHF është e detyruar të jetë anëtare e kësaj organizate për shkak të ligjit dhe si operon KOKSH. Ne kemi zgjedhur rrugën juridike, prej vitit 2021 kur u bënë disa Asamble të KOKSH, që në gjykimin tonë u mbajtën në mënyrë arbitrare dhe jo demokratike, duke mos garantuar përfaqësimin e denjë të anëtarëve.

Një nga përballjet juridike përfundoi në CAS në Lozanë, arbitrazhi i njohur ndërkombëtarisht. Ne fituam në CAS dhe presim prej një viti e gjysmë që vendimi të gjejë zbatim, për të anuluar vendimarrjet e Asamblesë së KOKSH në 2021. Në kushte normale KOKSH duhet të zbatonte këtë vendim të CAS. Jemi hasur me një rezistencë mjedisore, juridike dhe institucionale; dhe një injorimi i CAS-it të Lozanës.

Kjo nuk është bërë vetëm për veprimtarinë e KOKSH, por duke gjetur edhe mbështetje që nuk i bën nder një shoqërie demokratike, i ndikuar edhe nga institucionet shtetërore, më vjen keq ta them.

Në kushtet kur vijojmë të kemi një mjedis jo demokratik sportiv, jo institucional, jemi të detyruar t'i kërkojmë Asamblesë së Përgjithshme mbështetje dhe i kemi propozuar këtë vendimarrje.

'1. Të japë pëlqim për pezullimin pa afat të të gjitha marrëdhënieve juridike me KOKSH, deri në momentin kur gjendja e ligjshmërisë të rikthehet, vendimi i CAS të Lozanës të zbatohet plotësisht dhe KOKSH të veprojë në përputhje me statutin e saj dhe normat ndërkombëtare të vetëqeverisjes në sport.  

2. Të mbështesë Komitetin Ekzekutiv, Sekretariatin e FSHF-së në të gjitha përpjekjet juridike dhe publike për të vendosur gjendjen e ligjshmërisë brenda KOKSH dhe ndërprerjen e klimës arbitrare ku kjo organizatë zhvillon aktivitetin e saj'", thuhet në kërkesën e miratuar të FSHF-së dhe që u shpjeguan nga avokati Envi Hicka, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 25/06/2025 17:22

    Riina vs Buscetta

    Përgjigju
  • five company: 25/06/2025 16:35

    Post Scriptum: Ne te gjithe Tirons dhe Tiranas, duhet te fezohemi vetem me faktin e krijimit te Parkut Olimpik. Panorame me piktoreske, po te kishim edhe pak det ( nejse liqeni artificial nhesoj eshte), do ishte panorama me sakte e Jurasic Park. Mqs skemi dinosaur kemi kullat!!

    Përgjigju
  • five company: 25/06/2025 16:31

    Mendoj se KOKSHI dhe FSHF eshte si cifti Beckham and Posh. Po te shikosh ciftin Duka dhe Ylli, nuk eshte se do nxjerrin gje ne drite, ne sensin e zhvillimit te talenteve sportive, por eshte metoda e " stilizuar" - " copy - paste"...Sipas opinionit tim, jo per ofense por Posh dhe David nuk i intereson te kene njohuri te " thella" ata dine vetem trajnim dhe para, qep dhe shqep dhe para. "Copy- paste" u be trendy per shume vite me rradhe dhe e dini perse?? Kur ti ja u perplas te verteten ne sy i "ndivideve individualiste" se kane kulture dhe njohuri te limituar..Shkrim e kendim. Nejse une nuk jam dakord me ata qe thone se " tironsit jane te trashe", ky quhet konflikt regional..

    Përgjigju
  • Tutu: 25/06/2025 15:13

    Bixhosxhiu dhe trafikanti Duka qe me para te zeza bleu FShF.. tani i lypet Koksh… kokshi eshte federate e sporteve olimpike ne nje fare menyre te pa sponsorizuar… kurse FShF eshte organizmi i erreti bixhozit te futbollit qe si kanceri shkaterroi shoqerine shqiptare .. Armando nje mamuth injorant por maskara qe e ngriti kete makineri shitblerjesh rezultatesh sportive me te vetmin qellim vjedhjen.. shikoni kombetaren e futbollit si e katandisi .. si kombetaren e Ishujve Faroe..

    Përgjigju
  • Askushi: 25/06/2025 13:55

    Pune fshataresh.te gjithe nga fshati e kan preardhjen po kto e kan mar fshatin me vete.

    Përgjigju
  • Qefliu: 25/06/2025 13:38

    Po i prishen interesat hajduteve. I kane pervetesuar te gjitha. Akoma babezi e Dukes. Mos u fryfshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?