Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katër vjeçar.
Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.
Duka është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.
"Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin që më është dhënë, duke u zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për rrugëtimin tone të përbashkët", thotë Duka.
Komente
