Tërheqja plot vuajtje e ushtrisë serbe në territorin shqiptar në dimrin e ashpër të 1915-1916, e njohur si "golgota serbe"

Armand Plaka zbulon fakte të rralla të Luftës së Parë Botërore

9 Nëntor 2018, 07:25| Përditesimi: 9 Nëntor 2018, 15:19

  • Share

“Lufta e Madhe” dhe shqiptarët- Mësime për të mos u harruar! Ky është titulli i ekspozitës dokumentare-fotografike që Armand Plaka do të çel sot me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përgatitur nga Armand Plaka dhe organizuar nga Fondacioni “Illyricum Sacrum”. Ekspozita që është çelur në kompleksin Stela është mbështetur nga Dekra Akademie sh.p.k. dhe Shoqata Austriake në Shqipëri ( ASA) në ambientet e Kompleksit STELA.

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka sjell për publikun një fond të konsiderueshëm arkivor të dorës së parë me materiale grafike ( foto, skica, gazeta, revista, harta, thirrje e pllakate) nga një sërë burimesh të ndryshme brenda e jashtë vendit, të cilat revokojnë periudhën e Luftës së Parë Botërore në territoret shqiptare, ku veç përgatitjeve e atmosferës së luftës, bien në sy edhe fragmente nga përditshmëria në qytete e fshatra të ndryshme të Shqipërisë (Shkodra, Lezha, Shëngjini, Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, rajoni Korçë-Kolonjë, Berati, Fieri, Lushnja, rajoni i Mallakastrës, Labërisë dhe zona e lumit Vjosa).

Me një volum prej më shumë se 120 materialesh të gatshme për ekspozim, marrë më së shumti nga arkivat e vendeve pjesëmarrëse në luftë në frontin shqiptar: Austro-Hungaria, Franca, Italia, Serbia (edhe pse pak e përfaqësuar, edhe Bullgaria e Gjermania ) , shumë prej të cilave shfaqen për herë të parë për publikun, si dhe disa video-kronika të kohës, synohet përveçse të vihen në dukje një sërë realitetesh thuajse të harruara të historisë sonë të vonë kombëtare, edhe të jepen mesazhet e duhura për pasojat që lufta la pas.

Ky mesazh vjen pikërisht në 100-vjetorin e përfundimit të “Luftës së Madhe” (11 nëntor 1918), në një kohë ndryshimesh e sfidash të mëdha globale, edhe për një vend si Shqipëria e rajoni, duke u kthyer vetvetiu kësisoj në një thirrje për politikanët në mbarë botën e pikësëpari për ata shqiptarë, për të punuar më shumë për paqen, fqinjësinë e mirë dhe përparimin. Ekspozita përbën një ftesë edhe për brezin e ri të pasviteve ’90, të cilët kanë rastin të njihen edhe më në detaj me një fragment të historisë së tyre kombëtare, pak të njohur e të vlerësuar, duke lundruar përtej tabuve e shablloneve skematike.

Kjo ekspozitë është e dyta brenda tre vjetëve e çelur nga autori Armand PLAKA ( të parën e çeli në vitin 2015 me rastin e 101-vjetorit të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri), i cili ka qenë vazhdimisht prezent në shtypin shqiptar me risi dokumentare që kanë pasuruar etapa të vona të historisë sonë kombëtare. Ekspozita do të mbahet e hapur me akses të lirë për publikun për një javë. Fjalën përshëndetëse në këtë ekspozita do ta ta mbajë Prof. Dr. Lisen Bashkurti.  Pjesëmarrës e të ftuar janë anëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në vend, profesorë, historianë, politikanë , etj.

“Pritet që ekspozita të udhëtojë edhe në dy-tre bashki të tjera në Shqipëri dhe brenda mundësive edhe në Prishtinë e Gjilan, ku veç të tjerash, pritet të vihen në dispozicion pamje shtesë, ekskluzive nga periudha 1915-1918 në territoret që i përkasin Kosovës.”, pohon autori i kësaj ekspozite Armand Plaka.  

Materialet e ekspozitës

Materialet që do të paraqiten në këtë ekspozitë do t’i gjeni me diçiturat përkatëse si: Lagja myslimane gjatë periudhës së pushtimit asutro-hungarez në Berat, 1917. Godina e Prefekturës dhe e Xhandarmërisë në Lushnjë, gjatë pushtimit austro-hungarez. Viti 1916.

Një rrugë në Prishtinë, pas mbërritjes së trupave perandorake austro-hungareze. Pranverë 1916. Ushtarë shqiptarë të Esad Pashë Toptanit, duke u stërvitur nga francezët në rrethinat e Selanikur për mësymjen në Frontin Lindor në Ballkan, 1917. Themistokli Germenji, shef i Xhandarmërisë Shqiptare në një inspektim me krerët ushtarakë e guvernatorët francezë të Republikës Autonome të Korçës, 1916. Nga zbarkimi i trupave franceze në Sarandë, nga ku u nisën drejt Korçës e Selanikut. 1916. Urë mbi lumin Vjosë përdorur për nevoja ushtarake nga italianët në vitin 1917, etj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?