Armando Beqiri është vrarë 3 ditë para se të bënte 33 vjeç. Ai ishte pronari i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Ai kishte mësuar gjuhën e vështirë islandeze, e ishte bashkëpronar i një biznesi, një kompanie sigurie fizike, që po arrinte mjaft sukses. Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtur në Greqi, ndërsa më pas në Islandë ku dhe kishte fituar nënshtetësinë. Mediet e huaja shkruajnë se armiqtë e tij numëroheshin me gishta, pasi nijhej si njeri i rregullt dhe miqësor.
“Armiqtë e tij në Rauðagerði, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e dorës”, theksohet në njërin prej shkrimeve. I riu nga Tepelena ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjeve, zbarkoi në Islandë, një vend me të cilin u dashurua.
Lajmi kryesor: