Armando Broja

Sport

Armando Broja futet në historinë e Everton

13 Dhjetor 2024, 10:54| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 10:56

  • Share

Armando Broja është bërë shqiptari i parë që luan me klubin e Everton në Premier League. Veç saj, sulmuesi i Kombëtares është lojtari me kombësinë e 50-të që ka veshur fanellën e Bluve nga Liverpool.

Është vetë klubi nga "Goddison Park" që ka publikuar të dhënat e kombësive, me Brojën që përfaqëson kombin e 50-të te Everton. Armando Broja la pas lëndimin dhe debutoi me ekipin e ri në fitoren 4-0 kundër Wolves, ndërsa të gjithë presin ndeshjen e radhës për të parë 23-vjeçarin në aksion.

Djaloshi kuqezi është i huazuar nga Chelsea dhe Everton ka shansin për ta blerë në verë, me vlerën e kartonit që në "Transfermarket" që kap shifrën e 18 milionë eurove.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?