Fundjavën e shkuar Armando Broja pësoi një lendim në Premier League dhe luajti vetëm 32 minuta për Everton, në humbjen 1-0 kundër Bournemouth. Nga Anglia bëjnë me dije se sulmuesi i Kombëtares ka një lëndim të lehtë në shpinë dhe do jetë gati për fundjavën që vjen, në përballjen kundër Fulham.
23-vjeçari nuk do sforcohet në ndeshjen e Kupës kundër Peterborugh duke u lënë në stol. Konfirmimi vjen nga mjekët e Everton të cilët e kanë ndjekur gjendjen nga pranë dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre.
"Disa lajme pozitive për Armando Broja pasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes së Everton kundër Bournemouth të shtunën. Pësoi një dëmtim të lehtë në shpinë dhe pasi u ekzaminua dje, pritet që së shpejti të jetë i gatshëm për të luajtur sërish. Mund të jetë jashtë për vetëm një ndeshje", raportojnë nga Anglia.
Some positive news for Armando Broja after going off injured in first half of Everton’s game against Bournemouth on Saturday. Suffered a minor back injury and after being examined yesterday, expectation is he will soon be available to play again. Could be out for just a week.
— Simon Johnson (@SJohnsonSport) January 7, 2025