Armando Broja me fanellën e Burnley, fotomontazh

Sport

Armando Broja jep 'dritën jeshile', kalon përherë te Burnley në Premier League! Sot testet mjekësore

2 Gusht, 08:27| Përditesimi: 2 Gusht, 12:24

  • Share

ANGLI - Armando Broja do largohet nga Chelsea në mënyrë të përhershme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë dakordësinë dhe do bashkohet me Burnleyn, po në Premier Leaguen angleze të futbollit. 23-vjeçari ka dy vite pa shënuar gol (mes disa huazimeve dhe disa dëmtimeve), por kjo nuk e ka penguar Burnleyn që të vlerësojë aftësitë e sulmuesit që është formuar në akademinë e Chelsea.

Gazetari Fabrizio Romano tregon se Broja është pajtuar me këtë lëvizje të përhershme dhe gjatë orëve që vijnë ai do udhëtojë për në klubin e ri, ku pas vizitave mjekësore do hedhë firmën në një kontratë afatgjatë. Burnley do paguajë 20 milionë paund (afro 23 milionë euro) për të patur shërbimet e Brojës. Kontrata e dakordësuar mes palëve do jetë katër vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe me një tjetër vit.

Edhe pse ka kontratë deri në 2028 me Chelsea, dëmtimet bënë që Broja të humbiste muaj të shumtë për rikuperimin dhe huazimet te Fulham apo Everton nuk ishin aq të suksesshme.

Nga ana e vet, Chelsea disa ditë më parë e vlerësoi Brojën 25 milionë euro, shumë që duket se është dakordësuar për t'u paguar nga Burnley. Kështu, sulmuesi i Kombëtares gjen një përvojë të re po në Premier League.

Edhe pse pas tij ishin PSV, Stuttgart apo Leipzig, Broja zgjodhi të bënte një lëvizje të përhershme dhe të mbetej në Premier League.

Ora 12:22
Kontratë afatgjatë dhe miliona euro për Chelsean, detajet nga marrëveshja e Armando Brojës me Burnley

Armando Broja do prezantohet orët në vijim te Burnley në Premier League. Sulmuesi ka vendosur të largohet përfundimisht nga Chelsea pas 16 vitesh në këtë klub, afruar për herë të parë në moshën 7-vjeçare nga Tottenham.

Burnley do paguajë 20 milionë paund (afro 23 milionë euro) për të patur shërbimet e Brojës. Kontrata e dakordësuar mes palëve do jetë katër vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe me një tjetër vit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suksese: 02/08/2025 12:23

    Shume urime

    Përgjigju
  • Lojtar kot: 02/08/2025 11:33

    Me lojtar rrakitik si ky nuk kam pa. Duket sikur esht prej polisteroli. Thyhet sa fryn pak ere. Cfar ka pa klubi qe e bleu 25 miljon kete nuk e di

    Përgjigju
    • Andi Vlore: 02/08/2025 13:13

      Kot nuk je ber specialist futbolli,po punon ne ndertim,na mungojn gjithologet si ty,ata budallenjt e Anglis pagujten 23 miljon € kote,do i themi te marin ty specialist per pastrimin e WC..

    • Lumi: 02/08/2025 13:05

      Celsi e ka demoralizu shum tu e lan ne stol edhe kur ishte ne form,edhe ky bate sikur eshte me probleme shendetsore me an te doktorave.Milionat i merr njesoj si kur te luante.Eshte djal qe ta thot ne sy te verteten atyre i vjen keq dhe keshtu kan fillu debatet.Un e di mir cdo gje

    • Lumi: 02/08/2025 12:52

      Jan tan rracista me Shqiptart o vlla

    • Lum: 02/08/2025 12:50

      Shko pak ne Shkoder se bahesh njeri.A je grek apo sllav.Si ai ska pas hala Shqiperia.A e shef edhe ne kombetare ku let dhe sa topa i japin.Jan xheloza edhe lojtaret e kombetares se po ti japin topo dhe po ta vendosin ne qender shife se ca ban aj djal

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?