Armando Broja

Sport

Armando Broja konfirmohet nga minuta e parë, Everton sot luan në udhëtim

4 Janar, 15:02| Përditesimi: 4 Janar, 15:04

  • Share

Evertoni përballet sot në orën 16:00 me Bournemouth në udhëtim, me sfidën që vlen për raundin e 20-të në Premier League. Për Blutë nga minuta e parë do luajë Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që konfirmohet nga titullar në ndeshjen e dytë radhazi.

Trajneri Sean Dyche ka bërë me dije edhe vendosjen në fushë dhe majën e sulmit ia ka besuar Brojës. 23-vjeçari kuqezi ka lënë pas lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fundvitin e 2024 Broja luajti 77 minuta për herë të parë si titullar me Everton. Paçka se në shtëpi Blutë u mposhtën 0-2 nga Nottingham. Tanimë Armando ka shansin e artë për të treguar cilësitë e tij dhe pse jo të gjejë golin e parë me fanellën e ekipit të parë të Everton.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?