Armando Broja

Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton 'i ndryshon' skuadër

22 Nëntor, 10:20| Përditesimi: 22 Nëntor, 10:22

  • Share

Dëmtimi në tendinën e Akilit është lënë pas nga Armando Broja dhe Everton pritet ta ketë të gatshëm sulmuesin e Kombëtares për javën që vjen.

Trajneri Sean Dyche ka konfirmuar se 23-vjeçari është bashkuar në stërvitje të plotë me skuadrën, por këtë fundjavë ai nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Brentford, teksa do 'jepet hua' te 21-vjeçarët e Everton për të zhvilluar një ndeshje më të lehtë, kjo për të marrë minuta në këmbë.

"Ai ka bërë mjaft me ne këtu në stërvitje dhe ne nuk mund të përsërisim me të vërtetë ndjenjën e lojërave, kështu që unë do ta preferoja atë për te U-21 sepse të paktën do marrë minuta dhe ndihet si në lojë.

Tani vetëm po diskutojmë hapat e ardhshëm. Ai ka pasur një javë vërtet të fortë dhe një rehabilitim vërtet të fortë, kështu që shpresojmë që kjo të na lejojë ta përshpejtojmë atë pak më shumë sesa normalisht", tha Dyche.

Everton ka një opsion për të nënshkruar me Brojën në një marrëveshje të përhershme verën e ardhshme nga Chelsea dhe kanë nevojë urgjente për më shumë fuqi në sulm.

Dyche shpreson se lojtari shqiptar dhe Youssef Chermiti, një tjetër sulmues që nuk është paraqitur këtë sezon për shkak të dëmtimit, do të jenë në dispozicion për të trajtuar këtë problem përpara Krishtlindjeve.

"Do të duhet të presim dhe të shohim. Nuk ka qenë e vështirë të jesh i duruar me këtë situatë, sepse nuk ke zgjidhje tjetër. Disa lloj lëndimesh mendoni: 'Hajde, vërtet?' Por me këtë ne duhej të ishim të kujdesshëm sepse ishte një dëmtim i tendinës", tha Dyche.

Kështu, Broja është duke u kthyer dhe tifozët e Kombëtares shpresojnë që të marrë ngarkesën e duhur për të qenë gati edhe me kuqezinjtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?