Armando Broja

Sport

Armando Broja mbetet në tribunë, Fulham detyrohet të paguajë 5 milionë euro te Chelsea! Sulmuesi rrezikon Euro 2024

16 Mars, 20:29| Përditesimi: 16 Mars, 20:31

  • Share

Fulham fitoi këtë të shtunë 3-0 kundër Tottenham në derbin e Londrës, sfidë e vlefshme për raundin e 29-të në Premier League. Trajneri Marcos Silva vendosi që Armando Broja mos ishte as në stol për vendasit, kjo pasi në ekip u rikthye nga dëmtimi sulmuesi Raul Jimenez.

"Është vetëm një vendim teknik lënia e Brojës jashtë, asgjë më shumë. Muniz duhej të ishte titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhim Jimenez para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha trajneri i Fulham, Marco Silva.

Me lënien jashtë të Brojës, Fulham tanimë është i detyruar t'i paguajë 5 milionë euro Chelseat, skuadër kjo që zotëron kartonin e shqiptarit dhe e la në huazim që prej janarit.

Në marrëveshjen e disa muajve më parë mes klubeve, Chelsea kërkonte që Broja të merrte minuta në të paktën dhjetë takime si titullar, gjë që nuk ndodhi dhe sot ishte ndeshja e fundit ku ai do duhet të luante nga minuta e parë.

Veç 5 milionëve që për Chelsean nuk janë shumë e konsiderueshme, Broja do duhet të vuajë edhe "përçmimin" e trajnerit Marco Silva, që më parë preferon një sulmues të sapokthyer nga dëmtimi si Jimenez, por pjesë e klubit, sesa të aktivizojë Brojën që në fundin e majit do rikthehet te Chelsea.

Marrëveshja mes palëve duket jo eficente, si shumë huazime që Chelsea nuk di t'i ndërtojë si duhet. Me Jimenez të rikthyer në sulmin e Fulham, Broja tanimë nuk është as sulmues i dytë dhe rrezikon të mbetet në tribunë, duke humbur minuta në prag të Europianit me Shqipërinë.

Vetëm të premte Sylvinho riktheu në Kombëtare 22-vjeçarin, që rrezikon të mbetet jashtë "Gjermani 2024" për shkak të minutazhit të pakët dhe ndeshjeve që s'i "ka në këmbë", me sulmin kuqezi që është i mbingarkuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?