Foto ilustruese

Armando Broja me pronarë të rinj, drejtuesit e Romës blejnë Evertonin! Borxhi 600 mln euro

24 Shtator, 12:36| Përditesimi: 24 Shtator, 12:38

  • Share

Armando Broja është bërë me pronarë të rinj, pasi grupi amerikan ‘Friedkin’ ka blerë aksionet e Everton në Premier League.

Amerikanët e “Friedkin” kanë në pronësinë e tyre edhe klubin italian të Romës, ndërsa tani do të kenë edhe Evertonin, skuadër ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

Farhad Moshiri që kishte shumicën tek Evertonit, i ka shitur aksionet te miliarderi amerikan, Dan Friedkin. Klubi i Premier League, ishte prej kohësh në shitje, por nuk po mbyllej një akord me të interesuarit.

Grupi “Friedkin”, duhet të shlyejë edhe një borxh prej 600 milionë eurosh, me klubin që shpesh është paralajmëruar për dënim, në lidhje me problemet financiare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?