Armando Broja

Sport

Armando Broja në qendër të vëmendjes, dy klubet e Bundesligës interes konkret! Chelsea kërkon 20 mln euro

10 Qershor, 16:16| Përditesimi: 10 Qershor, 16:18

  • Share

Armando Broja pritet të kalojë një verë të nxehtë sa i takon të ardhmes, pasi sulmuesi i Kombëtares kërkon shkëputjen përfundimtare nga Chelsea. 23-vjeçari e ka parë veten në huazime dhe i kushtëzuar nga dëmtimet nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij në aventurat disa mujore me Fulham dhe Everton.

Gazetari i Sky DE në Gjermani, Florian Plettenberg bën me dije se për sulmuesin e Kombëtares ka interes të shtuar nga RB Leipzig dhe Wolfsburg. Të dyja klubet e duan sulmuesin paçka se për të ka interes edhe nga Premier League apo edhe nga Serie A.

Broja, kontrata e të cilit skadon në verën e 2028 i ka kërkuar Chelsea që të pranojë ofertën më të mirë për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Chelsea: 10/06/2025 18:21

    Broja eshte lojtar i Celsit nuk duhet te Levize sepse sezonin 2025-2026 Chelsea do jete finaliste champions league ja vlen te qendrojé ne Londer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?