Everton dhe Manchester City luajnë këtë të shtunë në orën 16:00 për raundin e 33-të në Premier League. Për vendasit titullar është edhe Armando Broja. Trajneri David Moyes për të dytën ndeshje radhazi i ka besuar Brojës një fanellë titullari.
Tanimë në qendër të prozhektorëve pasi kundërshtar është City i Guardiolës, Broja duhet të tregojë cilësitë në "Goodison Park" para tifozëve të tij. Armando luan këtë fundjavë ndeshjen e dhjetë në Premier League dhe për herë të dytë këtë sezon është titullar.
23-vjeçari i Kombëtares duket se ka lënë pas lëndimin dhe po kthehet te paraqitjet e mira, andaj jo më kot Moyes po i beson nga minuta e parë.
Me 38 pikë Everton për momentin mban pozitën e 13 me 38 pikë, ndërsa City me 55 pikë ndodhet në vendin e 5-të.
Komente
