Kultura

Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)

15 Dhjetor 2024, 19:30| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 19:57

  • Share

Tiranë- Këshilli i Ministrave shkarkoi tre ditë më parë (13 Dhjetor) Abigeila Voshtinan, drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Lajmi u shoqërua edhe me reagime të shumta, ku mes tyre bie në sy edhe ai i tenorit Armaldo Kllogjeri, ish-konkurrent i “Big Brother”.

Ai ka komentuar vendimin për shkarkimin e Voshtinës, përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok.

“Karma is the b**ch”, e nis ai fjalën në këtë video, duke thumbuar ish-drejtoreshën, e cila më parë ka pushuar nga puna “maestron”, sipas këtij të fundit.

Reagimi i Armaldo Kllogjerit:

“Karma is the b**ch! Besoj e keni marrë vesh që para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllëkut drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ej! Zoti vonon, por nuk harron. Duhet ta dini që populli thotë “kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda”. Uroj që me ardhjen e drejtorit të ri, mua të më hapet drita jeshile dhe të kthehem në vendin që më takon”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 16/12/2024 12:18

    Reagim prej halabaku, aspak klas. Asnje drejtues institucioni apo ndermarrje nuk do donte ne ekip njerez te tille avdallë qe s'ruajne staturen e nje fisniku, pavaresisht talentit qe kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?