Armando Sadiku

Sport

Armando Sadiku nuk do largohet nga Levante

26 Korrik 2018, 07:29| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 07:32

  • Share

Armando Sadiku me shumë mundësi do të qëndrojë te Levante, të paktën deri në janar. Skuadra gjatë përgatitjeve për sezonin e ri ka hasur një problem serioz në fazën sulmuesi.

Emmanuel Boateng ka dëmtuar meniskun e gjurit e për rrjedhojë do të mungojë në fillimin të sezonit. Klubi nuk ka planifikuar të blejë një sulmues tjetër, me Sadikun dhe Roger që do të luftojnë për vendin e titullarit.

Edhe nëse sulmuesi shqiptar nuk preferohet zgjedhje e parë, do të jetë i domosdoshëm si alternativë në stol. Pikërisht në momentin ku largimi i Sadikut në La Liga ishte thuajse i sigurtë (kishte oferta nga Turqia dhe Greqia), nga Levante vjen sinjali për një tjetër shans për të në futbollin elitar spanjoll.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?