Armando Sadiku është rikthyer ai i dikurshmi në La Liga 2 në Spanjë, teksa në gjashtë muaj ka shënuar shtatë gola me Cartagenan, duke ndihmuar skuadrën e tij që të jetë në mesin e tabelës.
Ecuria e mirë dhe forma para portës ka bërë që për sulmuesin elbasanas të ketë disa oferta konkrete. "Cadenaser" në Spanjë bën me dije se Al-Fetah në Arabinë Saudite ka shfaqur interes për shqiptarin disa ditë para fundit të merkatos.
31-vjeçari duket se është interesuar për termat financiarë, më tepër në aspektin personal për të siguruar kontratën e jetës. Duket se në ditën e fundit të merkatos oferta konkrete për Cartagenan nuk mbërriti nga Arabia Saudite, me Sadikun që humbi shansin për t'u bërë "sheik". Më parë për Sadikun ka pasur interes edhe nga Urawa në Japoni.
Al-Fetah pozicionohet në vendin e gjashtë në kampionat, duke qenë në rivalitet me Al-Nassr e Cristiano Ronaldos.