Foto ilustruese

Bota

Armani dhe Prada i bashkohen ‘luftës’ me COVID-19, shndërrohen në qendra vaksinimi në Itali! Së shpejti i bashkohet edhe Gucci

31 Mars 2021, 13:01| Përditesimi: 31 Mars 2021, 13:05

  • Share

ITALI- Armani dhe Prada, do të transformojnë teatret e shfaqjeve të tyre të modës në qendra vaksinimi, për të ndihmuar sado pak në “luftën” me COVID-19.

Armani, do të zhvillojë vaksinimin në Milano, të Italisë, në teatrin ku gjithmonë janë mbajtur shfaqje mode, ndërsa këtë herë do të mbushet me njerëz në pritje për të marrë dozën e vaksinës kundër COVID-19.

Sipas mediave të huaja, kjo është një iniciativë e cila mbështetet “fuqishëm” nga Giorgio Armani.

Shefi ekzekutiv i Prada, Patrizio Bertelli, tha se edhe kompania e tyre siç ka bërë edhe në të kaluarën do të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë, duke shndërruar hapësirat e Prada në qendra vaksinimi.

Mënyra e zhvillimit të procesit të vaksinimit do të bëhet publik në ditët në vazhdim.

Gucci gjithashtu ka lajmëruar se sapo kërkesa e saj të aprovohet, do të behet pjesë e kësaj përpjekjeje, për të lehtësuar peshën e sistemit shëndetësor në Itali.

Kjo iniciativë ka ardhur pas procesit të ngadaltë të vaksinimit në vend, duke bërë që edhe “shtëpitë” e mëdha të modës të japin kontributin e tyre në ketë “luftë” masive me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?