Armatime për Ukrainën?/ Uzina e Gramshit dikur kishte 1100 punëtorë! Meçollari: Nuk kemi industri! Kulluri: S' mund të thuash nesër hapet uzina

4 Mars, 22:42| Përditesimi: 5 Mars, 01:13

  • Share

Pas propozimit të presidentit të Ukrainës për bashkëprodhim të armatimeve, në Shqipëri po kthehet vëmendja tek kjo industri ushtarake. Një nga uzinat e prodhimit të armëve ka qenë Uzina e Gramshit po në çfarë gjëndje është kjo sot?

I ftuar në emisionin  "5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv  kryetari i bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi thotë se nuk i përgjigjet teknologjisë së sotme.

“Aktualisht uzina nuk është në funksion për prodhim të armëve apo municioneve të kalibreve të ndryshëm. Nëse ish uzina e armëve do të rivihet në funksion ka impakt ekonomik. Dikur kishte 1100 punëtorë. Por specialistët e asaj kohe nuk i përgjigjen teknologjisë së re, por e kemi mundësinë të formojmë specialistët”, u shpreh Ajazi.

Meçollari shtoi se për momentin nuk ka industri në Shqipëri për ta ndihmuar Ukrainën dhe duhet minimalisht 1 vit për ta ngritur.

"Duhet të ketë një proces vendimmarrës politik që të kalojë të gjitha fazat. Çështja, pyetja thelbësore është a duam ta ndihmojmë Ukrainën. Nëse Ukraina ka nevojë urgjente ti s’ke industri, duhet minimumi 1 vit për t’a zhvilluar si do ta zhvillosh.", tha Meçollari.

Kulluri tha se në Shqipëri nuk ka burime dhe kapital njerëzor, prandaj në ngritjen e një industrie të tille duhet maturi dhe pjekuri.

“Për komunitetin është mirë. Patjetër që industria është shumë e qëndrueshme sesa shërbimet. Qytetit dhe ekonomisë i bëjnë mirë. Nostalgjinë e kuptoj, por ekonomia dhe ushtria jonë kanë qenë jo e  mirë. Pra dhe demontimi ka qenë vendim ndërpartiak. Ajo që kishim ishte shumë e vjetër. Ne ishim të izoluar, në 76’ u ndërprenë importet ushtarake. I ndjeri Pashko ka gjetur në buxhetin e shtetit në 91’, 6 milionë dollarë. Kemi qenë ekstremisht i falimentuar. Për të bërë patriotin këtu unë jam lab. Duhet të jemi me këmbën në tokë. Ka patur tentativa. Duhet krijuar kuadri ligjor. A kemi burime, kapital human? Një pjesë nuk jetojnë më. Nuk mund të thuash që nesër hapet uzina. Kjo punë do të gjitha format. Nëse bëhemi gati pas 1 viti e gjysëm ndoshta lufta ka mbaruar. Duhet maturi dhe pjekuri.”, shtoi Kulluri.


Lajmi kryesor:

Baza e NATO-s në Kuçovë taktike/ Koloneli për '5 pyetje': Mund të përdoret dhe për kontrollin e hapësirës ajrore në rajon! Rusia është kërcënim i qartë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?