Kronikë

Armë dhe drogë, kapen 4 persona gjatë kontrolleve blic natën në Tiranë

25 Shtator 2018, 12:24| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 12:51

  • Share

TIRANË-Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia gjatë natës janë arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale. Në Babrru në rrugën “Riza Cuka” u arrestuan dy persona, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën kanabis.   Klajdi Pilatit 23 vjeç iu gjet dhe sekuestrua 8.8 gramë kanabis dhe Igli Keçi 19 vjeç 1 gramë kanabis.

Në Farkë u arrestua Ahmet Mashollari 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri “Pushkë” dhe një sasi fishekësh. Ndërsa në rrugën “Mine Peza” u arrestua Mario Shalari 25 vjeç për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për përndjekje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?