Kronikë

Armë, municion, maska dhe drogë mes ullinjve! Dalin pamjet nga operacioni që çoi në goditjen e grupit kriminal në Fier

3 Qershor, 10:54| Përditesimi: 3 Qershor, 11:01

  • Share

 

Dalin pamjet e operacionit të koduar “Procedimi” që çoi në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh dhe kultivim droge në Fier.

Në pranga u vunë 4 persona, dy prej të cilëve vepronin si organizatorë, ndërsa dy të tjerët siguronin armët e zjarrit dhe klientët. U ushtruan kontrolle në banesa dhe magazinea, ndërsa u sekuestruan 6 armë zjarri, municion luftarak, bimë dhe fidanë kanabisi, maskë plastike dhe uniforma policie.

Në pamje shihet edhe kanabisi i mbjellë mes ullinjve për të ‘humbur’ gjurmët.

 


Lajmi kryesor:

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe kultivimit të drogës në Fier, 4 në pranga! Sekuestrohen 6 armë zjarri, kanabis, radio e uniforma policie (VIDEO+EMRAT)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?