Kronikë
Top 24

VIDEO/ Armë, municione e vula në banesë, policia arreston babë e bir në Tiranë (Emrat)

1 Tetor 2018, 09:19| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 10:43

  • Share

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.5, finalizojnë operacionin policor të koduar “Paskuqan 2” gjatë të cilit arrestuan në flagrancë babë e bir, Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues të dy në në Kamëz

Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri “Pistoletë”
- armë zjarri “Automatik”
- 460 fishekë arme të gjatë
- 38 fishekë pistolete
- 3 krehëra automatiku
- 7 krehëra pistolete
- vula rrethore dhe drejtkëndore
- kuti boje për vula

Armët dhe vulat e sekuestruara në Tiranë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?