Armë në shtëpi dhe drogë në makina, burg infermierit të Tepelenës, avokati: S'dinte gjë, kishin mbetur që në '97

18 Janar 2020, 18:22| Përditesimi: 18 Janar 2020, 18:26

  • Share

GJIROKSATER-Gjykata ka lënë në burg infermierin e fshatit Buz të Tepelenës, i cili u arrestua tre ditë më parë, pasi iu gjetën armë në shtëpi dhe kanabis në makinë. I arrestuari është Dine Kika 40 vjeç. Avokati i Kikës ka deklaruar se 40-vjeçari "ka qenë tërësisht i painformuar për armët që i janë gjetur, si dhe për kanabisin".

Avokati Agron Ilijazi vijoi më tej duke thënë se "armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një arme gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më. Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjetin që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës së të arrestuarit" tha ai.

Por argumentet e avokatit janë rrëzuar nga gjyqtarja Blerta Cibuku, që ka pranuar kërkesën e prokurorit Julijan Cafka duke e lënë në burg pa afat infermierin e fshatit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?