Bota

Armë për Turqinë, Qeveria italiane e kujdesshme! Palazzo Chigi: Në BE janë të panevojshme aktet e njëanshme

14 Tetor 2019, 08:13| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 17:02

  • Share

Italia është duke pritur samitin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE për të marrë një pozicion përfundimtar për furnizimet me armë Turqisë. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se ‘Në BE janë të panevojshme dhe të padobishme aktet e njëanshme’ dhe se ‘Europa duhet të flasë me një zë dhe institucionalisht’.

Lideri i 5Yjet, nga Napoli, tha për Hevrin Khalaf, aktiviste për të drejtat e grave, e vrarë në ofensivën turke se ‘Ishte një masakër e papranueshme’ dhe se ‘Turqia nuk mund të na thotë se ofensiva ushtarake bëhet për të luftuar terrorizmin, i cili gjatë këtyre viteve veçse është rritur. Lufta duhet të ndalet’.

Ndërkohë, pas Hollandës, dhe Gjermanisë, edhe Franca ka pezulluar eksportet e armëve në Turqi, në prag të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE, i cili do të duhet të vendosë sanksionet kundër Ankarasë.

Edhe Lidhja Arabe ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të marrin masa për ta detyruar Turqinë të ndalojë ofensivën ushtarake dhe menjëherë të tërheqë forcat e saj nga Siria.

Kancelarja Angela Merkel gjatë ditës së djeshme i telefonoi presidentit turk duke i kërkuar të ndalojë menjëherë fushatën e bombardimeve dhe duke e paraljamëruar se rrezikohet destabilizimi i rajonit dhe ringjallja e grupeve terroriste të ISIS, por prej tij mori përgjigje negative.

"Ata na kërcënojnë me sanksione ekonomike dhe embardo për shitjen e armëve, duke menduar se mund ta ndalojnë Turqinë. Gabohen!”, - paralajmëroi Erdogan në një fjalim të transmetuar nga Televizioni shtetëror turk. 

Ai tha gjithashtu se ushtria do të depërtojë në territorin Sirian, në një thellësi prej 30-35 km.

“Për momentin, ne kemi vrarë 490 terroristë.  JPG janë vrarë. Operacioni ushtarak ka për qëllim shkatërrimin e pozicioneve të terroristëve, jo kundër kurdëve që janë vëllezërit tanë. Ne duam të konsolidojmë integritetin territorial të Sirisë”, - tha presidenti turk.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?