Kronikë

Armë si në kohë lufte, deputeti Qefalia: Duhet amnisti për dorëzimin! 9 nga 10 krime ndodhin me armë pa leje të grabitur në '97

9 Qershor 2021, 18:22| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 18:51

  • Share

Leonard Bashalliu e nxori pistoletën lehtësisht nga brezi dhe vrau në vend Ylber Xhahysën në një lokal në Peqin. Të tjera vrasje bëhen po kaq lehtësisht. Nëntë nga dhjetë krime në vendin tonë realizohen me armë zjarri, e cila i përket vitit të mbrapshtë 1997.

Shifrat e ngjarjeve kriminale në pesë mujorin e parë të vitit janë të frikshme. Armë, municione dhe eksplozivë, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997 ndodhen në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Një amnisti për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale, u propozua nga deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në nentor te vitit 2020. Por nga ajo kohë asgjë nuk ka ndodhur edhe pse Policia e Shtetit thotë për një strategji të përpiluar në letër. Një vit më pas Qefalia këmbngul përseri.

“Do të jetë në interes, kur bëhet fjalë për një amnisti nuk bëhet fjalë se kërkohet një numër i thjesht votash, kërkohet numër më i madh se ç’është mazhoranca. Do të mbetet si një kërkesë që do të vij edhe legjislaturën tjetër”, shprehet deputeti Xhemal Qefalia.

Amnistia e fundit ishte 4-mujore në vitin 2017, ku u mblodhën 1604 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe me mijëra municione.

“Ka qenë një ide e diskutuar në komision nisur nga fakti që ende ka në duart e popullatës armë të ngjarjeve të hershme të ’97-ës. Ka pasur amnisti edhe më parë, por nuk është se është konkretizuar, nuk ka shkuar në zero numri i armëve”, thotë  Qefalia.

Aktualisht në duart e shqiptarëve janë 325 mijë armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Në vitin 1997 janë grabitur afro 550 mijë armë, shumë më tepër municione dhe 16,000,000 eksplozivë. Në periudhën mars-qershor të ’97 u grumbulluan  223 mijë armë. Ajo cfarë policia ka konstatuar lidhet me vullnetin e qytetarëve për dorëzim të armëve por kanë frikë nga penalizimi. Aktualisht cdo person me armë pa leje dënohet nga gjobë deri në dy vite burg.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2021 01:17

    Ky Qefalia qenka naiv.Shqipot e kane dashur gjithmone armen,as ne Londer nuk kane mundur t'i carmatosin,ju kujtohet I.Boletini?Tani si ide nuk eshte e keqe amnistia,por armet kane per t'i dorezuar qytetaret e thjeshte,por mos prit nga kriminelet e vertete dhe ky eshte kontigjenti qe ben vrasje zakonisht.Tani pervec amnistise ,duhet afruar edhe ndonje gje tjeter per te inkurajuar dorezimin e armeve dhe prape nuk eshte zgjidhja finale.E rendesishme eshte qe mbledhja te mos behet me aksione sezonale sic eshte bere deri tani,nuk duhet t'a ule asnjehere as forcen,as ritmin.Gjithashtu duhet mbajtur nen kontroll trafiku kufitar per shit-blerje armesh.

    Përgjigju
  • Konomi: 09/06/2021 19:18

    Sa Arm , pa leje, ka sekuestru deri më tani policia?! Sa nga ata që janë kapur në flagranc, janë denuar dhe çfar denimesh kan marr?? Edhe zogjët e dinë se shumë persona levizin më arm në brez dhe askush nuk i bezdis!! Pse shteti, policia të mos bëjn Kontrolle të befasishme në çdo koh e çdo moment, që askush mos të ndihet i sigurt kur leviz me arm pa leje.

    Përgjigju
  • fisheku: 09/06/2021 18:52

    Dy mundesi duhet te komunikohen. Se pari me nje pagese te themi 2000 lekesh te reja brenda nje afati te caktuar psh. deri ne fund te tetorit per cdo arme te dorezuar dhe me amnisti te garantuar do te mblidheshin shume arme. Se dyti pas ketij afati te ashpersohet ligji i mbajtjes se armeve pa leje (vetem me burg dhe jo me me gjobe dhe kjo jo me pak se 3 vite deri ne 5 vite, nese perdoret deri ne 10 vite mbi denimin per akte te tjera plagosje e keshtu me rradhe gjoba mbi kete te jete edhe sekuestrimi i makines nese qenden aty) dhe sigurisht te kontrollohet ne menyre rigoroze zbatimi i tij.

    Përgjigju
  • so fair, so good: 09/06/2021 18:40

    E nisi amnistine ish Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ne janar 2017, perse e nderprete ? http://www.time.al/Lajme/17-01-17-Gjirokaster-Tahiri-Dorezimi-vullnetar-i-armeve-prioriteti-yne-per-2017.aspx

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?