Rutte dhe disa nga liderët evropianë në samitin e NATO-s

Bota

Armë, trupa dhe siguri kibernetike: Çfarë përfshin lista e investimeve për mbrojtjen e NATO-s

26 Qershor, 07:41| Përditesimi: 26 Qershor, 07:51

  • Share

Mbi treqind miliardë dollarë më shumë deri në vitin 2035. Dhe nga ai moment në mënyrë të qëndrueshme. Marrëveshja e firmosur dje në Hagë për rritjen e shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s nënkupton një shpenzim shtesë të kësaj përmase. Të paktën, vlerësimet që janë bërë në prag të marrëveshjes i referohen këtyre shifrave. Dhe kanë të bëjnë me kostot shtesë për vendet që ende nuk shpenzojnë 3,5 për qind të PBB-së. Për të qenë të qartë: SHBA-të janë të përjashtuara nga kjo përllogaritje.

Shpenzimi aktual

Aktualisht, 32 partnerët e Organizatës së Atlantikut shpenzojnë në total çdo vit në sektorin ushtarak mbi 1434 miliardë dollarë. Këto janë të dhënat më të fundit të disponueshme, për vitin 2024. Dhe natyrisht, Shtetet e Bashkuara përbëjnë “shpenzuesin më të madh”: 968 miliardë dollarë, dy të tretat e totalit. Më pas vjen Gjermania me 86 miliardë, Britania e Madhe me 81, Franca me 64 dhe Italia me 35. Dhe mbi kufirin aktual prej 2 për qind të PBB-së qëndrojnë 22 shtete nga 32.

Italia

Italia është kontribuesi i pestë në terma absolutë, edhe pse – sipas të dhënave të Komisionit Evropian – këtë vit ndodhet në nivelin 1,3 për qind të PBB-së. Dhe për të arritur 3,5 për qind, duhet të llogarisë edhe një tridhjetë miliardë shtesë.

Rasti spanjoll

Spanja, e cila vitin e kaluar vuri në tryezë 19 miliardë, nuk ka ndërmend të kalojë pragun e 2,1 për qind të PBB-së. Kryeministri i saj, Pedro Sánchez, është i bindur se kjo përqindje do të mjaftojë për të arritur “objektivat e aftësive”, të përcaktuara në fillim të qershorit nga ministrat e Mbrojtjes së NATO-s. Por kjo bindje do të zgjasë deri në vitin 2029, kur Organizata do të kryejë një “verifikim” të objektivave që do të përditësohen gjithashtu. Duhet pasur parasysh se çdo vit të gjithë anëtarët duhet të paraqesin një raport për të treguar progresin e bërë.

1,5% për sektorin civil

Përveç 3,5 për qind të PBB-së për shpenzimet ushtarake në kuptimin e ngushtë, është parashikuar – po deri në vitin 2035 – edhe një 1,5 për qind shtesë për investime në sektorë civilë me lidhje ushtarake: për shembull, siguria kibernetike. Teknologjia satelitore, ajo për telekomunikacionin. Dhe thuajse çdo gjë që ka lidhje me të ashtuquajturën luftë hibride.

30% më shumë kapacitete ushtarake

Objektivi përfundimtar është rritja e kapaciteteve ushtarake të NATO-s me 30 për qind. Kjo ka të bëjë me mbrojtjen ajrore, sigurinë kibernetike dhe “faktorët strategjikë ndihmës” që mbështesin forcat e armatosura (inteligjencë, logjistikë, satelitë). Në këtë kuadër parashikohet edhe pesëfishimi i numrit të sistemeve kundërajrore.

Ushtarët

Edhe numri i ushtarëve do të duhet të rritet. Dhe do të jetë një detyrim që do të bjerë veçanërisht mbi europianët dhe Kanadanë./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 26/06/2025 09:33

    Po ju iken fuqia perendimoreve dhe mundohen me cdo kusht qe ta mbajne por koha te spastron si ka bere dhe me fuqite precedente , nuk duhet te harrojne qe forca eshte relative

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?