Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Armëmbajtje pa leje dhe drogë, Gjykata jep arrest me burg për vëllain e drejtorit të Transportit Rrugor

22 Tetor 2018, 09:27| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 13:43

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg" për Altin Isarajn, vëllain e drejtorit të Shërbimit të transportit Rrugor, Arben Isarajt. 47-vjeçari, akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Vëllai i tij, Arben Isaraj u emërtua në detyrë më 2 tetor të vitit 2017. Emërimi i tij atë kohë u firmos nga kryeministri Edi Rama me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Për herë të parë, Arben Isaraj ka kandiduar si deputet i PS në zgjedhjet parlamentare mazhoritare të vitit 2005-së në qarkun e Vlorës. Ai ka qënë deputet për dy mandate (2005-2013) dhe ka mbajtur postin e sekretarit dhe nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 

Pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-të, Arben Isaraj u emërua zëvendësministër i Drejtësisë. Post të cilin e la për atë aktual.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?