Lideri i opozitës armene, Nikol Pachinian

Bota

Armeni, lideri i opozitës, Pachinian kandidat zyrtar për kryeministër

30 Prill 2018, 16:20| Përditesimi: 30 Prill 2018, 16:24

  • Share

Lideri i opozitës armene, Nikol Pachinian u emërua zyrtarisht sot nga koalicioni i tij ”Yelk” kandidat për postin e kryeministrit, para një procesi vendimtar votimi për të ardhmen e kësaj ish-Republike sovjetike të Kaukazit. Prej 13 prillit, Armenia është zhytur në një krizë të paprecedentë politike.

Protestat masive shkaktuan më 23 prill dorëheqjen e Serge Sarkissian, i sapozgjedhur në postin e kryeministrit, gjashtë ditë më parë nga ana e deputetëve, pasi mbajti postin e kreut të shtetit për 10 vite. I thirrur në seancë të jashtëzakonshme, Parlamenti armen pritet të emërojë nesër një pasardhës për të udhëhequr qeverinë.

Pachinian njoftoi në prani të gazetarëve emërimin e tij nga koalicioni ”Yelk” ndërsa ai ndodhej në parlament, i angazhuar në konsultime me të gjitha forcat politike.

Detyra jonë është zgjidhja e krizës politike të vendit.

Nikol Pachinian

Në krye të lëvizjes së protestës, Pachinian është i vetmi kandidat për të pasuar funksionin e Sarkissian. Ai mund të mbështetet në nëntë votat e koalicionit ”Yelk”, pasi mori të shtunën mbështetjen e partisë ”Armenia e begatë” (31 vende në Parlament) dhe të partisë ”Federata revolucionare armene” (shtatë vende), ose një numër të përgjithshëm prej 47 vendesh.

Për t’u zgjedhur, Pachinian duhet të marrë votën e 53 nga 105 deputetë dhe do t’i nevojiten disa vota të partisë republikane në pushtet , e cila zotëron 58 vende dhe ka shumicën absolute në Parlament. Partia e Sarkissian njoftoi se nuk do të paraqeste kandidatë dhe se priste për të njohur emrin e të gjithë kandidatëve për të ndaluar emërimin e tij./ata/

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?