Kanë kaluar 6 javë qëkur ka filluar konflikti në Nagorno Karabakh, edhe situata mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin kanë në vend ka pasur tensione të vazhdueshme. Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi një tjetër armëpushim i ri, por duket se kjo gjë nuk ka lumturuar qytetarët armenë, të cilët kanë protestuar kundër vendimit. Mijëra protestues, sulmuan selinë qeveritare në Jerevan, plaçkitën zyra e thyen dritare. Turma e zemëruar u mblodh jashtë godinës qeveritare, pasi kryeministri i vendit Nikol Pashinyan bëri me dije se ishte arritur një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Rusinë.
Kryeministri armen Nikoll Pashinyan në një postim në Facebook në orët e para e quajti marrëveshjen "tepër të dhimbshme si për të ashtu edhe për njerëzit e tij".
“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës. Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes", tha Pashinyan në median sociale
Armenët kanë humbur shumë territore e madje gjatë fundjavës forcat azere morën edhe qytetin e dytë më të madh të rajonin, Shusha, njohur si Shushi nga armenët, ndërkohë që janë shënuar një numër i madh viktimash në të dyja krahët. Lajmin për arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur edhe presidenti rus Vladimir Putin.
"Sot në 9 nëntor, presidenti i Azerbajxhanit Aliyev, kryeministri Armenisë Pashinyan dhe presidenti Rusisë nënshkruan një deklaratë për armëpushim të plotë për të gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e konfliktit Nagorno Karabak , armëpushim që hyn në fuqi në mesnatën e 10 nëntorit”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani do të mbajë zonat e Karabakut që ajo ka marrë gjatë konfliktit. Armenia gjithashtu ka rënë dakord që në javët në vijim të tërhiqet nga disa zona të tjera në afërsi. Presidenti azerbajxhanas e përshkroi marrëveshjen si “humbje të Armenisë”.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe deri tani janë nënshkruar tre marrëveshje armëpushimi, të treja të shkelura. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga Armenët etnikë që nga viti 1994.
10 paradite deri ne 10 te mbremjes do ishte super
Përgjigju