Armenia e gatshme të përfshihet në bisedimet e paqes për Nagorno Karabakun (VIDEO)

2 Tetor 2020, 14:21| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 18:06

  • Share

Armenia thotë se është e gatshme të përfshihet në bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), derisa udhëheqësit ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje dhënien fund të luftimeve me forcat e Azerbajxhanit, për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Ministria e Jashtme në Jerevan tha në një deklaratë më 2 tetor se mirëpret thirrjen e përbashkët të Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara - i ashtuquajturi Grupi i Minskut - për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve.

Treshja gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që "të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte".

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë. Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Ora 17:44
Konflikti Armani-Azerbajxhan/ Erdogan: Lufta do të vazhdojë derisa Karabaku të çlirohet nga pushtimi armen

Anadolu Agency, citon presidentin turk Erdogan tw ketw thwnw se “lufta për territorin azerbajxhanas të Malësisë së Karabakut do të vazhdojë derisa ky rajon të çlirohet nga pushtimi armen”.

Ndërsa tensionet vazhdojnw tw rriten pas rinisjes së konfliktit midis Bakus dhe Jerevanit, Erdoğan përsëriti mbështetjen e plotë të Turqisë për Azerbajxhanin gjatë një fjalimi në përurimin e një spitali të qytetit në provincën qendrore turke Konya.

“Lufta do të vazhdojë derisa Karabaku të çlirohet nga pushtimi”, deklaroi presidenti turk.

Shpërthimi i krizave në rajonet e afërta me Turqinë, duke filluar nga Siria deri në Mesdhe dhe Kaukaz, tregon për përpjekjet për të mbajtur Turqinë nën rrethim, shtoi Erdoğan.

Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.

Ndërkaq, në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor, Erdoğan tha se ata që nuk e zmbrapsën Turqinë me kërcënime boshe dhe shantazhime të kota, tani u detyruan të dëgjojnë thirrjet e Ankarasë për dialog.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?