Politikë

‘Armenia-Azerbajxhani, një hap larg finalizimit të marrëveshjes së paqes’, Rama: E jashtëzakonshme që një gjë e tillë ndodhi në Tiranë! Batuta për motin: Starmer solli me vete shi, sot kemi diell

17 Maj, 12:03| Përditesimi: 17 Maj, 14:15

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama përshëndeti edhe dakordësinë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për një marrëveshje paqeje, të arritur dje në Tiranë. Duke folur nga Forumi Ekonomik, ai tha se është e jashtëzakonshme që gjëra të tilla ndodhin në Tiranë.

Nuk kurseu batutat edhe për kryeministrin britanik Keir Starmer, teksa tha se dje e gjithë dita ishte nën retë e politikës britanike.  

“Mendoj se agresioni kundër Ukrainës ka bërë gjithkënd të kuptojë se ky format është dobiprurës për të gjithë se mbledh Evropën e madhe demokratike, nga Turqia, Zvicra, në Azerbajxhan dhe në Armeni dhe patëm shumë kënaqësi të shihnim se Azerbajxhani dhe Armenia janë vetëm një hap shumë të vogël larg finalizimit të një marrëveshje historike paqeje. Të shohësh gjithë këto gjëra që ndodhin në Tiranë është e jashtëzakonshme. Vetëm një një gjë nuk ia dolëm dot të bënim se mëngjesin e një dite më parë patëm Keir Starmer për një vizitë dypalëshe, dhe solli me vete kaq shumë shi saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë e politikës britanike. E shihni sot kemi diell, me mbretin diell. Pra mbreti i dytë diell.”, u shpreh Rama.  


Lajmi kryesor:

Forumi Ekonomik në Tiranë/ Macron thirrje: Investoni në Shqipëri, ka udhëheqje të fortë, së shpejti në BE! Rama: Një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?