Këshilli i Sigurimit i KB shprehu mbështetjen e tij për thirrjen e bwrw nga Sekretari i Përgjithshëm i oKB, Antonio Guterres, për forcat armene dhe azerbajxhanase që pas tre ditë përplasjesh të përgjakshme në rajonin e Nagorno-Karabakh, "të ndalojnë menjëherë luftimet, të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata pa vonesë".
15 anëtarët e trupit të OKB nënshkruan dokumentin njëzëri gjatë një takimi urgjent mbi konfliktin. Kryeministri Armen Nikoll Pachinian e konsideroi të parakohshme idenë e negociatave me Azerbajxhanin përmes ndërmjetësimit rus.
"Nuk është e përshtatshme të flasim për një samit Armeni-Azerbajxhan-Rusi ndërsa po zhvillohen përplasjet,"- i tha Pachinian medias ruse, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. "Për negociata - tha ai - na duhet një atmosferë e përshtatshme".
Kwto ditw, forcat armene janw përpjekur të "rifitojnw pozicionet e tyre të humbura" me veprime ushtarake në drejtim të Fizuli-Jabrailsky dhe Agder-Tertersky, por janw zmbrapsur nga trupat azerbajxhanase, të cilat tani raportojnë se po kryejnë një ofensivë për të pushtuar qytetin e Fizuli.
"Azerbajxhani po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Armenisë," tha Ministria e Jashtme armene, cituar nga agjencia ruse Interfax. Ministria më pas hodhi poshtë pretendimet e Bakut se Jerevani bombardoi rajonin azerbajxhanas të Dashkesan dhe dënoi përpjekjet e vendit rival për të "destabilizuar rajonin".
Ndërkohë sipas ANSA, Armenia po shqyrton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Nagorni-Karabakh-ut.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka deklaruar se "Ky opsion është në rendin e ditës dhe se “Ekziston gjithashtu mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje strategjike bashkëpunimi midis Armenisë dhe Karabakut si dhe mundësia e nënshkrimit të një traktati bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes"
Gjatë një takimi me gazetarët rusë në Jerevan, Pashinyan tha se “Opsionet janë nën diskutim dhe vendimet do të merren në varësi të faktorëve të caktuar".
Deri më tani, Armenia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e republikës së vetëshpallur.
Lajmi kryesor: