Një palestineze takon fëmijët pas lirimit

Bota

Armëpushim në Gaza/ Lirohen 3 izraelitë e 90 palestinezë! OKB dërgon 630 kamionë ndihma

20 Janar, 12:15| Përditesimi: 20 Janar, 16:47

  • Share

Pas lirimit të 3 pengjeve të para gra nga Hamasi, Izraeli liroi 90 pengje palestineze. Megjithatë, në një deklaratë Hamasi thotë se në listë mungon emri i një prej të burgosurve, teksa theksohet se Hamasi po punon me ndërmjetësit dhe Kryqin e Kuq "për të ushtruar presion mbi Izraelin që të respektojë listën e rënë dakord të të burgosurve".

Ndërkohë OKB ka dërguar mbi 630 kamionë me ndihma humanitare në Gaza, ku gjithçka është e shkatërruar.

Lajmin e dërgimit të këtyre ndihmave e bëri me dije shefi i ndihmës humanitare të OKB-së, Tom Fletcher.

“Pas 15 muajsh lufte të pamëshirshme, nevojat humanitare janë marramendëse”, tha Fletcher në mediat sociale.

Marrëveshja mes Izraelit e Hamasit

Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është i dyti që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndalur luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje. 

Faza e parë e saj do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës 33 nga 98 pengjet e mbetura - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç, të sëmurë dhe të plagosur - do të lirohen në këmbim të gati 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

Gjatë fazës së parë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa nga pozicionet e saj në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në veri të Gazës do të lejohen të kthehen.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?