Foto ilustruese

Armëpushimi në letër, bombardimet nuk kanë të ndalur në Nagorno-Karabak

12 Tetor 2020, 13:39| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 13:45

  • Share

Armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit i arritur orët e para të mëngjesit të Shtunës vazhdon të mbetet në letër, pasi në terrenvazhdojnë bombardimet. Mediat vendase dhe zyrtarët e të dyja palëve raportojnë për shkelje të  marrëveshjes nga të dyja palët, armëpushim i arritur në saj të ndërhyrjes ruse dhe ministrit të saj të jashtëm Sergei Lavrov. Azerbajxhani njoftoi se pozicionet e ushtrisë së saj kishin qënë në shënjestër të bombardimeve armene gjatë natës. Armëpushimi, mori goditjen e parë në kohën kur një një batalion armen,  sulmoi ndërtesat e civilëve në zonë, akuza të hedhura poshtë nga Armenia.

Bisedimet  mes palëve të cilat zgjaten pothuajse 12 orë ishin kontakti i parë diplomatik midis dy ish republikave Sovjetike që nga shpërthimi i luftimeve në 27 shtator. Rreth 500 persona raportohet të kenë humbur jetën, mes të cilëvë 60 janë civilë.

Konflikti mes dy vendeve për vënien nën kontroll të provincës së Nagorno-Karabakh ka filluar që në vitet 1991 dhe është rikthyer herë pas here me tensione. Megjithatë konflikti i dy javëve të fundit raportohet si më i rëndi i dekadave të fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?