Azerbajxhani deklaroi se kishte marrë kontrollin e tre rajoneve të para që Armenia ra dakord ti lëshonte si pjesë e një marrëveshje paqësore të mbështetur nga Rusia në 9 nëntor.
Marrëveshja erdhi pas negociatave të udhëhequra nga presidenti Rus Vladimir Putin, pas më shumë se gjashtë javësh luftimesh këtë vjeshtë që shkaktoi mijëra viktima civile dhe ushtarake.
Armenia pranoi të kthente rreth 15 deri në 20 përqind të territorit të Nagorno-Karabak të marrë nën kontroll nga Azerbajxhani në përleshjet e fundit si pjesë e marrëveshjes së paqes, e cila përfshinte edhe qytetin historik të Shushas.
Pas rrethit të Aghdam, zona e Kalbajar është vendosur të dorëzohet më 25 nëntor dhe një zonë tjetër, Lachin, më 1 dhjetor.
Ndërkohë që përveç Rusisë dhe Turqisë të cilët kanë deklaruar se do të dërgojnë forca ushtarake në zonë për ruajtjen e marrëveshjes, edhe Franca ka shprehur dëshirën që marrëveshja të të ruhet me mbikëqyrje ndërkombëtare.
Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.
"Përfundimi i luftimeve tani duhet të lejojë rifillimin e negociatave të mirëbesimit në mënyrë që të mbrojë popullsinë e Nagorno Karabakut dhe të sigurojë kthimin e dhjetëra mijëra njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit", tha zyra e presidentit, Emmanuel Macron.
Në Francë jetojnë rreth 400,000 deri 600,000 njerëz me origjinë armene. Macron ka qenë i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjërën palë në konflikt, por është përballur me kritika brenda vendit se nuk bërë aq sa duhet për të ndihmuar Jerevanin.
Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.