Armëpushimi në rrezik/ Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

19 Tetor 2020, 15:09| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 16:55

  • Share

 

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se është në rrezik. Në rajonin i cili u ka marrë jetën më shumë se 800 personave. Sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën 710 anëtarë të personelit ushtarak armenë dhe 36 civilë, ndërkohë që në palën azerbajxhanase janë vrarë të paktën 60 civilë dhe janë plagosur të paktën 270 të tjerë. Azerbajxhani nuk ka publikuar ndonjë shifër të ushtarëve të vrarë.

E ndërkohë që sulmet vazhdojnë forcat armene dhe azerbajxhanase e akuzuan njëra-tjetrën për rinisjen e bombardimeve. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot konsultime të mbyllura për situatën, derisa shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje të dyja palëve që të respektojnë armëpushimin.

Armëpushimi, i shpallur më 17 tetor, ka qenë përpjekja e dytë për të ndaluar luftimet e rënda, që kanë shpërthyer më 27 shtator. Por as kjo marrëveshje, njësoj si ajo e një javë më parë, nuk ka arritur t’i ndalë luftimet.

Të hënën, zyrtarët në Nagorno Karabak thanë se forcat azerbajxhanase kanë bombarduar pozicionet e tyre në zonat veriore dhe jugore të Vijës së Kontaktit që i ndan ata.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene kanë bombarduar pozicionet e saj në rajonet Goranboj, Tartar dhe Aghdam të Azerbajxhanit.

Nagorno Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe është i populluar nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për këtë rajon edhe më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?