Armina Mevlani

Armina në pushime me fëmijët e Shkëlzenit, ja si vjen në studio

28 Dhjetor 2022, 22:25| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 22:27

  • Share

Moderatorja Armina Mevlani është jashtë vendit për pushime, por gjeti mundësinë të ishte për pak çaste e pranishme në episodin e fundit të këtij sezoni për “Goca dhe Gra”.

Me një improvizim të këndshëm nga stafi i “Goca dhe Gra”, Armina u paraqit virtualisht dhe tregoi se po kalon kohë me bashkëshortin Shkëlzen Berisha dhe fëmijët e tij.

“Më ka marrë malli. Ndihem keq që nuk jam fizikisht, ashtu siç duhej aty. Do të doja të isha me ju për Krishtlindje, po detyrime e angazhime familjare, se fëmijët e Shkëlzenit i kemi larg, kështu që festuam Krishtlindjet me ata. Do më marrë shumë malli”, u shpreh Armina.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?