Stresi dhe Noizy

Armiq të betuar?! Noizy dhe Stresi për 'qejf' në Live': Si i ke nga shtëpia?

6 Janar 2022, 22:05| Përditesimi: 6 Janar 2022, 22:08

  • Share

Të njohur për "diss-et" dhe konfliktet mes njeri-tjetrit për më shumë se një dekadë, duket se gjakrat janë ulur mes reperit Noizy dhe Stresi.

I pari "live" e ka nisur Stres me një shok të përbashkët të reperëve, Aleks Vishaj, ndërsa në vazhdim bisedës i është bashkuar edhe Noizy.

Ata jo vetëm që kanë lënë pas çdo fjalë që kanë thënë për njeri-tjetrin ndër vite, por gjatë bisedës në "live" diskutuan edhe për familjarët e tyre.

"Si janë nga shtëpia", pyet i pari Stresi, ndërsa Noizy i thotë "Mirë të gjithë mirë, përgjigjet ai.

"Armiqësia" e betuar mes dy reperëve ka marrë fund në mars të vitit të kaluar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?