Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A, ku pritet t’i bashkohet Sassuolos.
Sipas Gianluca Di Marzio, marrëveshja parashikon një huazim me të drejtë blerjeje mbi 10 milionë euro. Aktualisht pjesë e Ipswich Town në Angli, 26-vjeçari ka përvojë të gjerë ndërkombëtare, duke mbrojtur më parë portën e Gironas, Willem II, Burnleyt, Manchester Cityt dhe Nottingham Forestit.
Në sezonin e fundit, Muric zhvilloi 19 paraqitje me Ipswich Town në Premier League dhe Kupën FA. Sassuolo e sheh si një përforcim kyç për repartin e portës dhe nëse gjithçka finalizohet, kjo do të jetë hera e parë e Muric në elitën e futbollit italian.
Komente
