Bekim Balaj

Aromë shqiptare në Turqi, Bekim Balaj dhe ish-fantazisti i Skënderbeut gjejnë rrjetën

19 Tetor 2022, 17:40| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 17:42

  • Share

Gola shqiptarë në Kupën e Turqisë. Në raundin e 1/64, Ankara Keciorengucu fitoi 4-1 me Diyarbekirspor në shtëpi. Për vendasit shënuan Uerdi Mara dhe Bekim Balaj. Në këtë 90 minutësh te goli ka dalë edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Patrick Friday Eze.

Dueli do hapej nga Uerdi Mara, me ish-fantazistin e Skënderbeut që shënoi gol nga pika e bardhë e penalltisë pas vetëm katër minutave lojë. I afruar në Turqi verën që lamë pas, Mara ka filluar të bëjë protagonistin në ekipin e ri. Në të 66 minutë ishte radha e Eze, ndërsa Bekim Balaj do shënonte në fundin e sfidës. Për shkodranin ky gol vjen në një kohë kur pret ftesën nga Edy Reja për ndeshjen miqësore të Kombëtares kuqezi kundër Arabisë Saudite.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?