Bota

Arqipeshkvi i Notre Dame: Katedralja është e brishtë, mund të mos shpëtohet

26 Dhjetor 2019, 12:15| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 12:26

  • Share

Për herë të parë në 200 vjet, Katedralja Notre Dame në Paris nuk ishte në gjendje të festonte meshën e Krishtlindjes pas dëmtimit të shkaktuar nga zjarri shkatërrues i prillit të kaluar.

Ndërkohë, Arqipeshkvi i Notre Dame, Patrick Chauvet, pohon se struktura është aq e brishtë sa ka një probabilitet prej 50% që mund të shpëtohet.

"Ajo nuk është jashtë rrezikut”, i tha ai ‘Associated Press’.

Çatia e katedrales së ‘Notre Dame’ në Paris u gllabëruar nga flakët në muajin prill.  

Ngjarja u cilësua si goditja më ikonike e vitit 2019.

Plaga e shkaktuar në një nga simbolet e krishterimit shkaktoi një valë emocionesh dhe lutjesh që u përhap në tërë botën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?