Arqipeshkvi George Frendo

Arqipeshkvia e Tiranës: George Frendo në gjendje të mirë shëndetësore! Mezi pret të kthehet në Shqipëri

14 Nëntor 2020, 15:16| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 15:18

  • Share

Arqipeshkvi George Frendo po i përgjigjet pozitivisht trajtimit në spitalin në Itali. Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë-Durrës bën me dije se Ipshkvi Arjan Dodaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Frendon ku ai i ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë të shtunë, George Frendo ka kaluar në një nga repartet normale të koronavirusit ku po mbahet nën monitorim për mushkëritë.

"Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe jetes baritore" - shkruan Arqipshkëvia Tiranë-Durrës.

Frendo është ka rezultuar pozitiv me COVID disa ditë më parë ndërkohë që është dërguar në një spital në Itali për trajtim mjekësor. Ai është dërguar me një avion nga Forcat Ajrore të Italisë, brenda një kapsule.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 15/11/2020 07:12

    Nuk e duam mbajeni. Nese eshte besimtar le te besonte tek sistemi mjekesor ne shqiperi

    Përgjigju
  • Andi: 14/11/2020 16:27

    Kurohet ne Itali dhe vjen te jetoje pa taksa ne Shqiperi. Janullatosi ne Greqi, mytiu ne turqi.... Iu q... fenë.

    Përgjigju
  • Pjeter: 14/11/2020 16:12

    Dje vrapoi me ik nga Shqiperia dhe sot mezi po pret me u kthy.E more klerike te dashtun,,,,,,

    Përgjigju
  • Parrucjani: 14/11/2020 15:24

    Hajde shkofshin afer zotit,keta te fese katolike,qe vrapuan ne spitalet e italis,janullatosi qe e mbajti frymen deri ne Athine, edhe myftiu i shkodres qe spushoi duke kenduar sure deri ne stamboll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?