Arrati nga Covid, rriten me 2000% kërkesat për bunkerë në SHBA

19 Maj 2020, 16:26| Përditesimi: 19 Maj 2020, 16:28

  • Share

Është e lehtë të mbizotërojë paranoja gjatë këtyre kohërave të pandemisë. Agjentët e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara thonë se disa nga klientët e tyre janë aq të shqetësuar, sa po kërkojnë siguri shtesë. Ku? Në bunkerë…

Bunkerët instalohen në oborret e shtëpive ose në zona të tjera. Janë të zbukuruar dhe duken si shtëpi, dhe për disa pronarë shtëpish me para, bunkerët janë një pjesë thelbësore e çdo blerje shtëpie.

Ndihesha e sigurt kur arrita këtu. Është thjesht një paqe që nuk e kupton. Është kaq qetë dhe paqësore këtu, dhe bunkeri është fenomenal - thotë Mary Soulsbay.

Mary dhe Tom Soulsbay zotërojnë një bunker në Dakotan e Jugut. Aty dikur ishte një bazë ushtarake, tani është një fushë e mbushur me bunkerë privatë. Dy vjet më parë, 575 bunkerët këtu ishin bosh. Sot është e vështirë të gjesh një të lirë.

Shumica e tyre janë duke u rinovuar për t’iu përgjigjur nevojave të pronarëve të tyre të rinj në kohë pandemie nga koronavirusi.

Sipas shitësit të bunkerëve, Robert Vicino i firmës ‘Vivos xPoint’, çifti Soulsbay nuk janë të vetmit që morën këtë vendim pasi pandemia goditi në Shtetet e Bashkuara.

Janë rritur deri në 2000% kërkesat kurse shitjet janë rritur me mbi 400%,”- thotë Vicino.

Rritja e paprecedent e kërkesës është edhe për shitësit e bunkerëve në Texas. Dhe megjithëse bunkerët nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë drejtpërdrejt njerëzit nga koronavirusi, ata përfundimisht i bëjnë shumë prej tyre të ndjehen të sigurt.

Chad Huddleston është antropolog. Ai thotë se blerja e një bunkeri nuk është një ide e keqe për disa, por nuk është një mënyrë realiste për të shpëtuar.

Kjo i bën njerëzit të ndjehen të sigurt, por unë mendoj plani për tu arratisur në bunker duke besuar se do të jeni plotësisht të sigurt atje nga koronavirusi, është ndoshta një fantazi.”

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?