Fatjon Bushgjoka

Kronikë

Arratiset i dënuari/ Iku me leje nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk u kthye më

9 Tetor 2019, 16:59| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 17:24

  • Share

Një 29-vjeçar i dënuar me 1.8 vite burg për 7 raste vjedhjesh dhe dhunë në familje ka shkelur lejen duke mos u kthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit duke u arratisur.

Fatjon Bushgjoka nga Kamza kishte dalë me leje nga burgu i Rrogozhinës disa ditë, por nuk është kthyer më duke u arratisur.

Rasti ka alarmuar instancat, teksa një grup nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka zbarkuar me urgjencë për burgun e Rrogozhinës për rastin në fjalë, ndërkohë që Bushgjoka është shpallur në kërkim.

Rastet për të cilat u akuzua Fatjon Bushgjoka
Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

Më datë 31.03.2017, pranë ish “C. Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

– Dy xhupa Lekurë

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira

– Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Komento

Komente

  • miti: 09/10/2019 17:17

    Ore ca jane keto leje nga burgu se na e hoqet petllen, a thua jane ne ushtri dhe jo ne burg. Burgu kryhet dite me dite, dhe leje mund te jepet per disa ore ne raste fatkeqesish ne trungun familjar i shoqeruar nga policia. Keto lejet shperblyese duhet te hiqen urgjentisht nga rregullorja se jane korruptive.

    Përgjigju
    • Bernardo caka: 10/10/2019 14:36

      Per rastin e sapo folur ky person qe ka dal nga me leje nga burgu

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?