“Arratiset” natën nga dritarja, familja e kërkon prej 10 ditësh/ E bija: Iku me rrobat e gjumit, dyshojmë se…

22 Tetor 2020, 17:30| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 18:11

  • Share

Prej disa ditësh babai i tetë fëmijëve kishte kërkuar të flinte i vetëm në dhomën e gjumit, ndërsa ditën që është larguar e kishte mbyllur me çelës derën. Një nga tetë fëmijët e të moshuarit mbërriti në studion e emisionin ‘Pa Gjurmë’. Adelina Përtena iu drejtua me një apel publikut, për gjetjen e babait të saj 82-vjecar.

‘U zgjua nëna që ti bënte kafenë, dhe nuk e gjeti aty. Në orën 7 të mëngjesit të 13 tetorit. Dritarja ishte  e hapur dhe nëna kuptoi që ai kishte dalë nga dritarja. Ajo menjëherë zgjon vëllain e vogël dhe i tregon, ai kërkon në fshat pyet fqinjët por asgjë. Bëmë denoncim në polici, kanë kërkuar, në Burrel, Lac, Rrëshen kudo, por asgjë. Babai vuan nga skleroza, ka dy vite. Na ka vdekur nipi, halla, dy vëllezërit. Kishte perjetuar vdekjen e të afërmve. Nuk e prisnim që të ikte nga shtëpia. Kontaktonim cdo ditë me të, ishte shumë i mërzitur për vdekjet që kishin ndodhur. Nuk kishte shenja të theksuara të sklerozës, na njihte, qeshte, bënte shaka. Ne nuk e kuptuam se do ndodhte dicka. Kemi 10 ditë që kërkojmë tek lumi që ndodhet në fshat 15 minuta larg shtëpisë por asgjë. Nuk kishte shprehur dëshirën për të shkuar në Llixha’, u shpreh e bija

Por gjatë transmetimit live mjaft informacione që mbërritën dhe u përcollën në studio treguan vendndodhje të ndryshme të të moshuarit, se ai është parë në Fushëkrujë, në kishën e Lacit e deri në Tiranë. Një zotëri e ka shoqëruar dy ditë më parë me makinën e tij dhe i ka thënë se do shkonte tek kisha e Shën Ndout. Mbante dorën në xhep. Ishte rreth të 80-ave.

Një tjetër zonjë e ka parë po tek kisha Shna Ndout, ditën e martë: E kam pa shumë mirë dhe vajza më tha të iki ti jap dicka. Ishte vetëm tek sheshi i kishës. Vajza vogël 5 vjece i dha 100 lekë. 100% ky është.  Kishte të veshur, një këmishë, një triko me jakë V, sipër këmishës.

Të tjerë telefonues treguan se i moshuari ka lëvizur edhe në drejtim të qytetit të Lezhës, por edhe në Fushëkrujë.

‘Këtë person e kam parë nën mbikalimin e autostradës së Matit në drejtim për në Lezhë. Ai më nxorri dorën por unë nuk e mora. Është pak i parruar. Nuk ishte i veshur mirë. Ishte i ulur në një gur dhe u ngrit në këmbë me ngriti dorën kur kalova. Bëhet fjalë para 3 ditësh në orën 11:30 paradite’, u shpreh një zotëri

‘Për tek Llixhat e Fushkrujës, zotërinë e kam parë rreth orës 9 të mëngjesit po pija kafe në qendër të Fushkrujës. Ai më pyeti se ku janë furgonat për në llixhat e Bilajt. Veshja ishte e njëjtë. I dobët, me flokë të thinjura, i parruar’, tha një tjetër zotëri

Shtatlartë në trup, me flokë të thinjura, 82-vjecari ditën që është larguar kishte të veshur:

Një këmishë të bardhë,

xhaketë të zezë,

tuta te zeza

cizme të shkurtra ngjyrë gri

Në policinë e Lacit denoncimi nga familjarët është bërë prej disa ditësh, ndërsa kërkimet kanë vijuar deri këtë të enjte. Edhe polumbarët janë përfshirë në kërkime, në lumin që ndodhet pranë fshatit Skuraj, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Nga kontrollet që familjarët kanë privatisht përmes kamerave të sigurisë nga biznese të ndryshme, nuk është pikasur asnjë lëvizje e të 82-vjecarit. Kush e njeh këtë të moshuar familjarët luten të kontaktojnë menjëherë.

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?