Foto ilustruese

Arratiset nga burgu Marko Roshiç i dënuar nga Gjykata Themelore për vrasjen e Oliver Ivanoviç

9 Korrik, 13:53| Përditesimi: 9 Korrik, 13:59

  • Share

Marko Roshiç është arratisur nga burgu. Ai u dënua si një nga 3 autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, të premten nga Gjykata Themelore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë (ditën kur është marrë vendimi nga gjykata), ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë”, tha Elshani, shkruan Klankosova.

Të premten, më 28 qershor, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiç për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, i dënuar me 8 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?