Kronikë

Arratiset nga burgu një shqiptar në Siçili

24 Qershor 2019, 23:34| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 23:41

  • Share

Një shtetas shqiptar që vuante dënimin për trafik droge është arratisur ditën e hënë nga burgu i Trapanit në Siçili.

I arratisuri është Lekë Luca, 34-vjeç, i cili u largua duke kapërcyer murin rrethues të burgut “ San Giuliano”. Sipas mediave italiane arratisja ka ndodhur rreth orës 15:00 kur përfundonte orari i ajrimit.

Garidanët teksa ishin duke udhëhequr të burgosurit në qeli, konstatuan se Lekë Luca mungonte.

Patrullat e policisë u vunë në lëvizje për të gjetur 34-vjeçarin që dyshohet së është pritur jashtë burgut nga një makinë.

Mësohet se kjo është e dyta herë që Luca arratiset nga ambientet e burgut. Agjentët e kanë konsideruar aktin e tij si spektakolar dhe akrobatik.

Luca në vitin 2017 ishte arratisur nga burgu i Civitavecchia bashkë me një shtetas tjetër.

 

 

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?