Kronikë

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Gjykata e Lezhës liron nga qelia 3 punonjësit! Arrest në shtëpi për gardianët, detyrim paraqitje për operatoren e kamerave

7 Shkurt, 09:41| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:47

  • Share

Lezhë- Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ata kanë deklaruar se kanë qenë në detyrë, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu.

Pasi dëgjoi palet gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokuorirt Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë "Arrest në Shtëpi" për Gjin Ndoken punonjës shërbimi në kupolë dhe Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie), ndërsa (operatore kamereve) Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyres dhe hetimet për këtë çështje po vijojnë nga prokuroria e Lezhës.

Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhës mbrëmjen e 3 shkurtit dhe pavarësisht kontrolleve, policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmët e tij.

Nga veprimet e kryera rezulton se 49-vjeçari me probleme të shëndetit mendor të ketë dalë në ajrim, aty ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë në anën jugore të burgut, duke e kapërcyer dhe larguar.

Daut Laze ishte dënuar me mjekim të detyruar, ndërsa në planin e arratisë e realizoi nga dhoma e mjekimeve në institucionin e shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, ku aktualisht janë 470 persona, me një staf prej 180 punonjësish.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?